Tirana nis sot përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit. Në orën 14:00 bardheblutë nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani do te fillojnë stërvitjen intensive. Faza përgatitore është menduar të zhvillohet në Shqipëri dhe jo jashtë vendit. Skuadra do të grumbullohet për një periudhe disa ditore në Durrës dhe do të zhvilloj përgatitje intensive me kushtet më të mira. Gjithashtu do të zhvillohen disa ndeshje miqësore me skuadra vendase, emrat e të cilave do të publikohen në një moment të dytë, shpjegon zyra për shtyp e klubit bardheblu.

Pas largimeve të dy futbollisteve Kagere dhe Olaki, KF Tirana po punon për të pajisur me vize shqiptare Francis Kahaten, përforcimi i pare i konfirmuar për merkaton e janarit qe pritet ti bashkohet skuadrës shume shpejt.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: