Tirana po përjeton një moment fantastik, 5 fitore radhazi, një ecuri rekord që nuk e ka përjetuar asnjë klub tjetër këtë sezon. Duhet të kthehemi 5 vite pas në kohë për të gjetur një ecuri të tillë në shtëpinë e bardhebluve, sigurisht që një meritë të padiskutueshme ka Emanuele Egbo. Nigeriani ka gjetur më në fund kurën e duhur për të qetësuar një ambient i cili ishte i gatshëm të “shpërthente” në çdo moment, ka ditur ti marrë më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion dhe këtë e tregojnë shifrat:

Egbo
Egbo

Në 5 ndeshje, Tirana ka shënuar 13 gola, më shumë se dy gola për ndeshje, ka arritur ti marrë më të mirën Idi Bathës, një mesfushor shkatërrues por që ka realizuar 4 gola. I ka dhënë më shumë besim një talenti si Ernset Muçi ndërsa me Egbo në stol duken të rilindur edhe dy lojtarët e afruar me shumë bujë gjatë verës, Kale dhe Torasa. Sigurisht që ka ende punë për të bërë, mbi të gjitha për të përmirësuar prapavijën, pasi në 5 ndeshje kanë pësuar 4 gola, vetëm Flamurtari nuk ka arritur ti shënoj. Këtë të dielë, Tirana pret Teutën në kryeqytet, një ndeshje shumë e rëndësishme, një kundërshtar delikat, një ndeshje që kërkojnë ta fitojnë pasi në dy përballjet e para kanë dalë barazim.

Trirana
Trirana

Për të befasuar tifozët bardheblu ka menduar vetë klubi të cilët me anë të një postimi në faqen zyrtare kanë kërkuar një mendim nga tifozët se ku dëshirojnë që kjo ndeshje të zhvillohet, në stadiumin “Selman Stërmasi” apo në “Air Albania Stadium”. Tifozët duken të ndarë në këtë pikë teksa një pjesë dëshirojnë që ndeshja të zhvillohet në shtëpinë e tyre ndërsa një pjesë tjetër dëshirojnë që të luhet në impiantin e ri në kryeqytet, një situatë që ia kalon sërish topin drejtuesve të klubit të cilët duke parë kushtet atmosferike dhe interesimit shumë të madhe nga tifozët preferojnë që këtë takim ta zhvillojnë në “Air Albania Stadium”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: