Tirana ka njohur emrin e klubit të Dudelanzh si kundërshtar për turin e parë të Ligës së Kampioneve gjatë shortit që u hodh ditën e mërkurë. Por sot kampionia e Shqipërisë mësoi edhe emrin e skuadrës së mundshme që do të ketë përballë nëse kalon në turin e dytë të turneut.

Bardheblutë ishin të vendosur në minigrupin 3 të krijuar nga UEFA dhe kundërshtarë të mundshëm kanë Olimpiakos, Ludogorets/Sutjeska, Zrinjski/Sherif dhe Pjunik/CFR Kluzh.

REZULTATI I SHORTIT

Tobol/Ferencvarosh – Slovan Bratislava/Dinamo Batum

Dinamo Zagreb – Shkupi/Linkoln Red Imps

Leç Poznan/Karabak – Zyrih

HJK Helsinki/RFS – VIktoria Plzen

Nju Seints/Linfilld – Bodo/KI Klaksvik

Ballkani/Zalgiris Vilnius – Malmoe/Fituesi i raundit paraeliminator

Ludogorets/Sutjeska – Shemrok Rovers/ Hibernians

Maribor/Shakhtar Soligorsk – Zrinjski/Sherif

Makabi Haifa – Olimpiakos

Pjunik/CFR Kluzh – Dudelanzh/Tirana

Midtjylland – AEK Larnaka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb