Klevis Dalipi ish -trajneri i Luftëtarit dhe Partizanit, në rolin e analistit në emisionin “Sport News”, në televizonin “News 24”, ka bërë një përmbledhje të këtyre katër javëve të para dhe ka skanuar disa nga skuadrat

Starti i kampionatit? “Kjo javë, nxjerr në pah Tiranën, e cila është e avantazhuar nga hapat fala të Kukësit dhe Partizanin. Kampionati deri më tani flet për Tiranën, pasi nuk ka bërë asnjë gabim, vetëm një barazim ka me Teutën. Tirana në javët në vazhdim do të shihet se sa kockë e fortë, pasi do të ndeshet me Partizanin dhe Kukësin”.

Partizanin? “Ishte një pjesë e parë inekzistente në pjesën e parë. Shkoj në Laç, i papërgatitur. Partizani e dinte se në sulm do të donte të ishte agresiv. Bardhi dhe Asani nuk e çuan ekipin para. Në mesfushë luajtën shumë mirë, por në sulm mungonte agresiviteti. Laçi është një skuadër shumë solide, trajneri e njeh kampionatin dhe nuk del jashtë detyrave. Sulmuesat  e të kuqve nuk vertikalizuan dhe nuk sulmuan, sidomos në pjesën e parë. Që të mbrojë titullin Partizani, duhet t’i japë gaz që në pjesën  e parë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb