Përgjatë dy ditëve disa zona në Tiranë do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së stakimi do të ndosh nesër dhe pasnesër, për disa ora, ndërsa shkak është bërë rikonstruktimi i kabinave.

Zonat ku do të stakohet energjia elektrike janë pjesërisht rrugët “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno” etj..

Zonat dhe oraret kur do të stakohet rryma:
20 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno”
09:00-10:00
Pjesërisht rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë
10:30-11:30
Pjesërisht rrugët: “Margarita Tutulani”, “Zef Jubani” pjeserisht.
12:00-13:00
Pjesërisht rrugët: “Komuna e Parisit”, “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit”
21 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Tefta Tashko Koco”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Mine Peza”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb