KF Tirana ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e parë stërvitore në Boris Paichadze Dinamo Arena të Gjeorgjisë. Bardheblutë të cilët kaluan edhe testin e COVID-19 me sukses, do të tentojë kualifikimin ndaj Dinamo Tbilisit.

Disavantazhi i vetëm i tyre është se luajnë në ndeshje vetëm vajtje dhe Dinamo Tbilisi ka shansin që luan në shtvpi. Por në rast kualifikimi Tirana do të përballet me Crvena Zvezdan e cila dje bëri një ndeshje perfekte ndaj FC Europës nga Gjibraltari duke e shpartalluar 5-0.

Sot Egbo nuk pritet të rrezikojë me prurjet e reja në ekip por do i besojë lojtarëve që sezonin që u la pas nxorën Tiranën kampione të Shqipërisë. Ndeshja do të luhet në orën 19:00 teksa Tirana është e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në kualifikueset e Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb