Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook ka komentuar situatën në kryeqytet duke thënë se Tirana reale është mes baltës dhe jo ashtu si propagandohet.

Rasti konkret i denoncuar nga Vasili është ai i rrugës Vangjel Noti e cila ndodhet disa qindra metra larg qendrës dhe që në pamjet e publikuara është e “zhytur”.

Postimi i plotë:

Shqelmosni propaganden e pështirë te Veliajt!
Kjo eshte Tirana reale mes baltes dhe jo ajo e lustruara me propaganden neveritshme te Veliajt
Rruga Vangjel Noti në Laprakë disa qendra metra larg qendres se Tiranes e zhytur
Një ndër rrugët më me ngarkesë që lidh pjesën e Laprakës, Don Bosko dhe më gjëre me Veriun e Shqipërisë. Kjo rrugë përdoret shpesh nga shoferët për tju shmangur trafikut që bëhet nga ish-Sheshi Shqiponja, kthesa e Kamzës me drejtim Veriun e Shqipërise.
Ne 14 maj shqelmosni propagenden e peshtire te Veliajt!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb