Tirana ka arritur që të fitojë pastër ndaj Teutës me shifrat 4-0. Kjo përballje vinte me shumë interes për sportdashësit pasi të dy ekipet ndodheshin në një moment të vështirë.

Loja nisi e kujdesshme dhe pa shumë ritëm me aksionet sulmuese. Visar Bekaj kreu një pritje të bukur ndaj Hebajt në minutat e para. Më pas fjala iu dha Redon Xhixhës që zhbllokoi takimin kur më pak pritej, teksa Xhixha dhuroi një silurë nga 22 metra në minutën e 44.

Menjëherë pas nisjes së takimit do të vinte dyfishimi i shifrave, teksa Hasani tundi rrjetën. Redon Xhixha vazhdoi të thellonte shifrat duke qenë i papërmbajtur në të 57 për të gjetur cepin e rrjetës, ndërsa në të 90 e gjeti tripletën nga 11-metërshi për t’i dhënë dush të ftohtë ekipit të Bledi Shkëmbit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb