Sot deri në orën 11:00 fëmijët deri në 10 vjec të shoqëruar nga nënat e tyre mund të ajrosen këtë të diel, një masë lehtësuese kjo në situatën ku ndodhemi si pasojë e pandemisë së COVID 19.

Kodrat e liqenit, rrugët e Tiranës janë mbushur me fëmijë, ndërsa nënat e tyre luten që kjo situatë të mbarojë sa më parë.

Por ndryshe nga rregulli ka edhe shumë baballarë që kanë thyer karantinën për të shoqëruar fëmijët në xhiro. Disa prej tyre shprehen: “Kemi dy fëmijë, të dy me karrocë dhe nuk mund t’i mbajë vetëm bashkëshortja”,- thotë njëri prej tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: