Trajneri i Partizanit, Giovani Colella i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Tiranën.

“Kjo është një ndeshje që përgatitet për t’u fituar, por se çfarë ndodh pastaj nuk e di. Ne përgatitemi gjithmonë që të fitojmë, pastaj varet nga ndeshja.

Humbja ndaj Vlaznisë nuk ishte lehtë. Ndoshta duhej pyetur çfarë u bë mirë ndaj Vllaznisë.

Mbledhjet pas Vllaznisë? Drejtuesit i takoj gjithmonë jo vetëm kur fitoj dhe jo vetëm kur humbas. Thjesht pas ndeshjes ndaj Vllaznisë isha pak i nevrikosur, dhe kur jam i nevrikosur nuk jam i kthjellët ndaj vendosa që të mos flas.

Kur nervozohem, nervozohem për gjithçka, jo vetëm për një arsye, për gjithçka. Thjesht çdo herë ndeshja para derbit, bëhet më pak e rëndësishme se derbi dhe sipas meje nuk është e drejtë.

Ndeshja është e rëndësishme përtej asaj si jemi ne. Derbi është gjithmonë i rëndësishëm, unë jam i fundit që kam ardhur, por sipas meje është i rëndësishëm në mënyrë të ekzagjeruar aq sa të bëjë më pak të rëndësishme ndeshjet më para. Pastaj ne kemi vështirësitë tona, do të mundohemi të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme,

Nuk bëhet fjalë të sakrifikohet në këtë ndeshje një ide taktike, pro vetëm të gjejmë ekuilibrat.

Tirana është padyshim më e fortë se ne në menaxhimin e situatave, sepse është një skuadër më eksperte. Ne ndoshta ndonjëherë mund të jemi pak më brilant si skuadër. Por është një sfidë shumë e  ekuilibruar.

Mendoj se të mbërritur në këtë pikë të kampionatit, klasifikimi pasqyron atë që po ndodh. Nuk jemi në javën e 3-të, por në të 23-tën, ndaj klasifikimi flet qartë,. Tirana me 40 dhe ne me 37. Kjo sa i përket Partizanit e Tiranës, ka edhe skuadra të tjera që të tjerët nuk i marrin në konsideratë, por janë ngjitur pas. E duhura është të luajmë derbin në maksimum dhe pastaj të shohim.

Kam disa dyshime sot, sepse janë disa lojtarë që nuk janë në maksimum, ndaj do i shoh tani.

Unë nuk kam asnjë vendim për të marrë pas kësaj ndeshje. Ndeshjet derbi janë ndeshjet e vitit, jo se unë jam trajneri.

Derbi është gjithmonë një spektakël. Ndaj si spektakël, më mirë të ketë sa më shumë spektatorë. Kjo nuk do të thotë që nëse presidenti do të kishte vendosur të luante këtu, do të kishe arsyet e tij se ky është stadiumi ynë.

Në futboll si në jetë, gjërat vazhdojnë dhe është e kotë të mendojmë për Bitrin, Skukën, Xhixhën… Nëse e pyetni të njëjtën gjë trajnerin e Tiranës, do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Nuk është më rasti të mendojmë për këta lojtarë të mirë që janë larguar”, – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: