Tirana ka triumfuar për herë të dytë në dy ndeshje në kampionat duke mposhtur thellë 0-3 Pogradecin në transfertë. Ekipi kryeqytetas iu gëzua dyshes titullare të sulmit duke treguar se mund të ndihmojnë ekipin për t’u kthyer sa më shpejt në Superiore.

Sentamu finalizoi në pjesën e parë të takimit duke i dhënë avantazhin bardhebluve, të cilët dominuan në fraksionin e dytë të lojës përballë vendasve që rrallëherë vunë në vështirësi Likën. Ngoo dhe përsëri Sentamu përfituan nga pakujdesia e mbrojtjes vendase për të gjetur rrjetën në këtë duel dhe për të mbyllur çdo diskutim në ndeshjen të cilën Pogradeci e mbylli me 10 lojtarë.


Pas fitores me Ilirinë në “Selman Stërmasi” vjen edhe kjo në Pogradec duke bërë që Tirana të mbajë hapin e kryesueses së bashku me Bylisin në Grupin B të Kategorisë së Parë.
daja-pergjakur1-470x239
Duhet kujtuar se gjatë takimit një incident mori mjaft vëmendje pasi një objekt i lëshuar nga tribuna goditi mesfushorin Daja duke e gjakosur atë. Loja u ndërpre për pak minuta por më pas vazhdoi normalisht pasi futbollisti u fashua në kokë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: