Një goditje e dyfishtë që garanton teknikë e cilësi, një kombinim braziliano-argjentinas që ka bërë tifozët baerdheblu të ëndërrojnë për një sezon të madh nga Tirana pas shumë vitesh lëngimi. Sot, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë zyrtarizuar nënshkrimet e Elton Kale dhe Agustin Torasës, dy-ish lojtarët e Flamurtarit, që karrierën e tyre do vijojnë ta zhvillojnë në superiore.

Kale Njoftim
Kale Njoftim

“Elton Kale është zyrtarisht bardheblu. Mesfushori brazilian me tipare sulmuese ka nënshkruar një kontratë 2-vjeccare me Tiranën. Ish-futbollisti i Flamurtarit do të jetë pjesë e rëndesishme e skuadres për dy sezonet e ardhshme. Kualitet dhe eksperiencë në kampionatin shqiptar, Kale është i Tiranës. Në muajin korrik braziliani do t’i bashkohet ekipit në ditët e para përgatitore,” shkruan klubi i Tiranës për brazilianin.

Torrasa Njoftim
Torrasa Njoftim

“Agustin Torasa është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkepunimin edhe me një tjetër vit. Torrasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit do t’i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik,” njoftojnë bardheblutë për argjentinasin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb