TIRANE- Tashmë është zyrtare, Erion Veliaj do të drejtojë Bashkinë e re të Tiranës për 4 vitet e ardhshme. Në përfundim të numërimit të votave për 864 Qendrat e Votimit, rezulton se Veliaj do të jetë kryebashkiaku i ri i Tiranës me një diferencë prej 43 572 vota ndaj rivalit të tij, kandidatit të APPD-së, Halim Kosova.

Nga numërimet e 864 kutive Veliaj ka 160.232 vota, ndërsa kandidati i APPD, Halim Kosova merr 116.660 vota.

Kandidati për Tiranën Gjergj Bojaxhi ka marrë 16.054 vota, Arben Tafaj 1.938 vota, Sazan Guri 3.316 vota, dhe Dhimitër Muslia 908 vota.

Numërimi i votave vazhdon edhe në dy bashki të vendit, Shkodra dhe Malësia e Madhe. Edhe në Shkodër kanë mbetur 2 kuti pa numëruar të cilat nuk mund të përmbysin rezultatin, i cili deri më tani shkon në favor të kandidates së APPD-së, Voltana Ademi.

KQZ-ja deklaroi se në rang vendi pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 48%.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb