Pak orë pas shkarkimit të Ardian Memës, Tirana ka emëruar trajnerin e saj të ri. Sikundër asaj që pat njoftuar “Balkanweb”, presidenti Refik Halili ia ka besuar stolin Julian Ahmatajt, 40-vjeçarit që në të shkuarën ka veshur edhe fanellën bardheblu, e ka nisur punën e tij në krye të Tiranës që në seancën e sotme stërvitore. Në njoftimin e bërë nga klubi kryeqytetas nuk jepen detaje, por mendohet se kontrata e Ahmatajt do të zgjasë minimalisht deri në fund të sezonit aktual.

Tirana Ahmataj
Tirana Ahmataj

Njoftimi i Tiranës

“Julian Ahmataj është trajneri i ri i Tiranës. Tekniku 40-vjeçar ka nënshkruar kontratën sot pas marrëveshjes me presidentin Refik Halili. Ahmataj do të nisë menjëherë punën duke marrë drejtimin e skuadrës në seancën stërvitore të pasdites. Në të shkuarën, Ahmataj ka drejtuar disa skuadra ndërkohë që me Tiranën ka luajtur për dy sezone e gjysëm si futbollist. Klubi i Futbollit Tirana mirëpret afrimin e trajnerit të ri dhe i uron suksese në realizimin e objektivave sezonale”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb