TIRANË- Ndërtimi i një tregu të fruta perimeve në bulevardin “Bajram Curri” është kundërshtuar nga 30 familje, të cilat akuzojnë bashkinë e Tiranës se po e ndërton këtë treg në truallin e tyre.

Ata kanë dalë të protestojnë, pasi pretendojnë se në pronën e tyre po ndërtohet një treg pa lejen e pronarëve dhe pa konsensusin e banorëve. Banorët thonë për mediat se i kanë dërguar bashkisë një peticion me firmat e tyre më 2 nëntor 2014, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Pronari i tokës do të depozitojë padi për minibashkinë 2 dhe Bashkinë e Tiranës. Këta banorë paralajmërojnë se do të këmbëngulin që hapësira të shndërrohet në ambient të gjelbër me stola dhe kënd lojërash.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: