TIRANE – Një nënë 54­vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Lajmi është publikuar në rrjetin social “Facebook” nga mjekja Anika Dokle, e cila ka pritur foshnjën bashkë me mjekun Astrit Bimbashi. Mjekja Dokle bën të ditur se prindërit e kanë quajtur vajzën Mia.
“Sot erdhi në jetë Mia! Një nder ato raste që të mbetet gjatë në mendje.
Nëna e saj është 54 vjeç. Hare dhe emocion! Kësaj i thonë Jetë!”,­shkruan
Anika Dokle në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: