Nga: MARIGLEN MËRTIRI*
TIRANE – Katër nga 13 gjimnaze e Tiranës kanë drejtorët e shkollës të emëruar pas konkursit të shpallur në muajin nëntor. Ndërsa 9 gjimnaze të tjera mbeten ende me drejtorë të komanduar, pasi procesi nuk vijoi sepse për këtë post duhet të ketë më shumë se një kandidat për tu zhvilluar konkursi. Sipas drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore të Tiranës, Arjola Byzyka janë emëruar drejtorët në shkollat “Qemal Stafa”, “Petro Nini Luarasi”, “Abdulla Keta” dhe “Andon Zako Çajupi”.

“Ne arritëm të emërojmë vetëm katër prej tyre, pasi në shqyrtimin e dokumentacionit, nga grupet shkollore të ngritura nga vetë shkollat rezultoi që kandidatët për një pjesë të mirë të shkollave të dilte vetëm një. Ligji nuk e njeh të jetë një, duhet të jetë më shumë se një kandidat në mënyrë që të kemi të drejtë raportin e konkurrimit. Ne do të hapim sërish konkursin, ashtu siç ligji e njeh për 10 ditë, do të pranojmë të gjithë kandidat që do të ofrohen pranë shkollave dhe do të bëjmë një sistem përsëri përzgjedhjeje.”- deklaroi Byzyka.
Por si një synim afatgjatë kryeministri në daljet e tij publike ka shpallur edhe një prioritet, shkollim për kualifikimin e këtyre drejtuesve të shkollave. Pasi për të, drejtorët e mirëkualifikuar do shërbejnë më mirë nëse i nënshtrohen shkollimit për qëllime kualifikimin duke e lidhur shkollën me meritën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: