Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Policia bën me dije se rreth orës 20:17, në Çekrezë, Kamzë, mjeti me drejtuese shtetasen P. M., ka aksidentuar shtetasin këmbësor, I. S., 57 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi I. S. është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 21.12.2021, rreth orës 20:17, në Çekrezë, Kamzë, mjeti me drejtuese shtetasen P. M., ka aksidentuar shtetasin këmbësor, I. S., 57 vjeç.

Si pasojë e aksidentit shtetasi I. S. është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb