TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar sot dy persona nën akuzën e vjedhjes se banesës së shtetasit S.Ç por edhe nëpër banesa e dyqane. Marjo Bajrami, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Kostandin Zaimaj, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dyshohet të jenë autorë edhe të 13 vjedhjeve të tjera të televizorëve plazma në banesa dhe në tre dyqane.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit R.Sh, 32 vjeç, banues në Tiranë, për vjedhje në bashkëpunim të banesës së shtetasit S. Ç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se hynin në banesa nga dritaret e hapura dhe vidhnin televizorët plazma e më pas largoheshin.

Nga puna e bërë rezultoi se këtë shtetas janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të tjera : 1-më datë 06.01.2015, 2- më datë 02.02.2015, 3- datë 17.02.2015, 4- më datë 03.03.2015, 5- më datë 03.03.2015, 6- më datë 27.03.2015, 7- më datë 06.04.2015, 8- më datë 08.05.2015, 9- më datë 18.08.2015, 10- më datë 03.09.2015, 11- më datë 15.09.2015, 12- më datë 22.09.2015, 13- më datë 12.10.2015.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: