TIRANE –Arrestohet nga policia 18-vjeçarja Kristjana Ibro, e njohur ndryshe si ‘Kristjana Sexobeat’, e cila u bë e njohur pas publikimit të bisedave intime me reperin Noizy.  Vajza me origjinë nga Korça është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.

Mëngjesin e sotëm, 18-vjeçarja ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhjen e një celulari iPhone 6S, në banesën e një 46-vjeçari në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë. Dyshohet se Kristjana ka patur një lidhje intime me 46-vjeçarin Lendi Stefani, dhe pasi ka kaluar mbrëmjen në shtëpinë e tij, në mëngjes i ka vjedhur telefonin.

Sipas policisë, Kristjana Ibro është arrestuar një ditë më parë në orën 16:00 në kryeqytet. 18-vjeçarja rezulton të jetë dënuar më parë për veprën penale, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga ana e specialistëve te Komisariatit Nr 1  është bërë i mundur arrestimi në flagrancë e shtetases: K. Ibro, 18 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”

Arrestimi i saj  është bërë pasi  shtetasi L.S., 46 vjeç, ka kallëzuar se më datë 18.08.2016 në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, kjo shtetase i ka vjedhur telefonin e markës iPhone 6S. Pas veprimeve të para hetimore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale kësaj shtetaseje telefoni i markës iPhone 6S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

NJE VIT ME PARE IU VRA I DASHURI
Kristjana Ibra ishte e dashura e Kevin Rrugovës, i cili u vra me armë zjarri rreth një vit më parë në zonën pranë ish-Ekspozitës në Tiranë. 18-vjeçarja njihet si Kristjana Saxobeat, për shkak të punës së saj si balerinë në lokale nate.

ARRESTIMI NE 2014-en PAS SHERRIT ME SHOQEN E NGUSHTË
Më tetor të vitit 2014, adoleshentja Kristjana Ibro, në atë kohë 16 vjeçe ka qenë protagoniste në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”. Ajo u arrestua nga policia me 29 gusht të 2014-ës pas një sherri banal me shoqen e ngushtë, Xhuljana Cela, e cila pas konfliktit në Gramsh humbi edhe fëmijën e saj. Për disa muaj vajza qëndroi në burgun 313 në Tiranë, ndërsa ishte nëna e saj e cila apeloi në ‘News24’ për lirimin e vajzës.
(er.nu/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: