Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë ka finalizuar sot me sukses operacionin e koduar “Transaksioni” nga i cili është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi italian për mashtrim kompjuterik.

Ky shtetas është i dënuar me 8 vjet e 11 muaj në Itali për «mashtrim» i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Sektori Për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor «Transaksioni».

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Italian :

* Stefano Bottura, 43 vjeç, lindur ne Firence Itali, i dënuar nga Gjykata e Milanos Itali me 8 vite e 11 muaj burg për Mashtrim.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale të « Mashtrimit Kompjuterik », parashikuar nga neni 143/b i K.Penal në funksion të procedimit penal Nr.7895 te vitit 2015, pasi :

Ky shtetas ka kryer transaksione nëpermjet POS, në data 03-06 Tetor 2015 në vlerën rreth 1 miliard lek në banka të ndryshme në shtete të ndryshme.

Se bashku me këtë shtetas gjatë shoqërimit ishin dhe shtetasit:

* K. S. 23 vjeç, lindur në Fier e banues me qera në Tiranë,.

Ndaj këtij shtetasi filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të «moskallëzimit të krimit».

* D. P. 47 vjeç, lindur e banues në Lugano Zvicer, i dënuar më parë për trafik droge në Spanjë.

Ndaj këtij shtetasi filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të «moskallëzimit të krimit ».

Në përfundim të këtij operacioni policor u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

* Një mjet tip Fuoristradë Mercedes Benz ML

* Një aparat POS i Raiffaisen Bank

* 1.850.000 lekë të reja

* 60 karta bankare të ndryshme në pronësi të ndryshme

* 8 telefona celulare dhe Ipod

* 2 kompjutera portabel

* Bizhuteri të ndryshme floriri etj

* Dokumentacion i ndryshëm në lidhje me transaksione të kryera, fatura, kontrata pune, deklarime tatimore etj.

Po vazhdon hetimi për dokumentimin e mëtejshëm të veprës penale dhe gjetjen e bashkëpuntorëve të këtij shtetasi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: