TIRANE- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Persona të armatosur dhe që lëviznin me motor kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në rrugën “Hoxha Tahsim”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, Xhevahir Sh., 26 vjeç nga Miloti.

26-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, dhe po hetojnë për ngjarjen.

(b.e/BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: