Rastet e dhunës ndaj femrave nuk kanë të ndalur dhe këtë e konstatojnë vetë qytetarët, të cilëve shpesh u ndodh edhe të jenë dëshmitarë të këtyre episodeve.
Pas ngjarjes së Vlorës pak muaj me pare, ku burri rrahu bashkëshorten, ditën e sotme një tjetër ngjarje e ngjashme ndodhi në Tiranë, ku një burrë dhunoi një grua.

Fillimisht, nga pamjet duket gruaja që është duke vrapuar në mes të rrugës dhe pas saj nxiton burri, i cili arrin ta kapë në mënyrë brutale, e ndalon, diçka i thotë ndërsa ushtron forcë ndaj saj dhe në fund e detyron që ta ndjekë, duke e tërhequr.

Qytetari që ka filmuar ngjarjen dhe ka dërguar pamjet në redaksinë e ‘Jetaoshqef’ shprehet se më parë burri e ka goditur me grusht gruan.

“Kjo ngjarje sapo ka ndodhur ne Unazen e re. Momentin e pare kur e gjuajti me grusht nuk e kam kapur dot”, – shkruan qytetari dhe dërgon videon e mëposhtme.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: