TIRANË- Përfshihet nga flakët një automjet në Bulevardin “Bajram Curri”, në kryeqytet.

Sipas burimeve të policisë, mjeti tip “Lexus” me targë TR 5800 S ishte në pronësi të ish-deputetit socialist Elmaz Sherifi, i cili së fundmi ka krijuar edhe një parti të re, Lidhja për Drejtësi e Progres.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri në makinë mund të jetë shkaktuar si pasojë e një mase elektrike. Megjithatë hetimet për ngjarjen vijojnë.

Ndërkohë që kalimtarë të rastit kanë mundur të shkrepin foto nga vendngjarja ku duket qartë që mjeti ka marrë flakë në pjesën e përparme, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: