TIRANE- Dy persona kanë grabitur një taksist në kryeqytet pranë Urës së Beshirit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa dy persona nën kërcënimin e armës i kanë grabitur taksistit paratë dhe telefonat.

Pas kësaj, grabitësit i kanë marrë taksistit edhe automjetin tip “Benz” me targë TR424C.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të kryeqytetit, dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb