Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE -Shoqata e prodhuesve të bukës mbështet nismën e Bashkisë së Tiranës, për ndalimin e qeseve plastike nga bizneset në ofrimin e shërbimeve të tyre.

Kreu i kësaj shoqate, Gëzim Peshkëpia deklaron se nisma është një përpjekje për të ulur ndotjen në mjedis, ulur koston e bizneseve dhe edukuar qytetarët për blerjen e çantave shumëpërdorimshe.

Sipas tij, vetëm prodhuesit e bukës përdorin deri në 2 milionë qese plastike në ditë vetëm në Tiranë, të cilat kur nuk kanë kosto për qytetarët hidhen lirshëm në qytet dhe kazanë.

Vetë kjo shoqatë inicioi pak vite më parë përdorimin e ambalazhit të letrës në tregtimin e produkteve të brumit, por çudia ndodhi pasi qytetarët e duan të mbështjellë edhe në qese plastike, gjë e cila nuk solli standard por shtoi kostot e biznesit, të cilat sërish duhet të shkarkohen tek konsumatorët.

Kreu i Shoqatës, Gëzim Peshkëpia apelon që kjo nismë që do të mbështete nga biznesi gjerësisht të ketë shtrirje kombëtare dhe jo vetëm për Tiranën.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb