TIRANE – Gjendet një armë zjarri, tip kallashnikov, në zonën e Kombinatit në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se arma është gjetur në një kosh mbeturinash nga një i moshuar, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar nëse arma është përdorur në ndonjë krim. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka hedhur kallashnikovin në koshin e mbeturinave.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: