TIRANË

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur mesditën e sotme në Tiranë. Sipas të dhënave të para, forca të shumta policie e kanë nxjerrë nga lumi trupin e të moshuarës, me inicialet A.B.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se se gruaja ka pasur probleme mendore, por rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.

Informacion paraprak
Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb