TIRANË – Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në një farmaci në kryeqytet. Policia bën me dije se një djalë, rreth 20 vjeç ka hyrë në një farmaci në rrugën “Siri Kodra”.

Ai dyshohet të ketë pasur armë zjarri me vete në momentin që ka kryer grabitjen e një shume monetare prej 8000 lekësh.20-vjeçari ka grabitur xhiron ditore në farmaci, raporton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:18, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Tiranë.Informacion paraprak.

Më datë 10.01.2017, rreth orës 18:18, në rrugën “Siri Kodra”, tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qënë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh.

Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb