Nga: SPARTAK KOKA*TIRANË-Zyrat qëndrore të një qendre taksish me shërbim 24 orë është grabitur gjatë mëngjesit të sotëm në rrugën “Medar Shtylla “ në kryeqytet. Sipas burimeve nga policia e Tiranës dyshohet se në grabitje të kenë marrë pjesë dy persona.

Kasaforta ka qenë e vendosur në një prej zyrave, e cila ka qene e vetmja në fokus të autorëve të cilët pasi kanë thyer bravën e derës kanë arritur të grabisin dhe kasafortën duke dalë nga shkallët e pallatit 12 katësh.

Në vendgjarje është ngritur një grup hetimor i cili ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Kjo është grabitja e dytë e kasafortave në zonën e Komunës së Parisit brenda 10 ditëve të fundit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: