TIRANE- Seksioni për Hetimin e krimeve ndaj pronës finalizoi sot operacionin “Hacker” duke ekzekutuar Urdhërat e Prokurorit të Prokurorisë për Krimet e Rënda për Ekzekutimin e Vendimeve Penale Nr 73; 74; 75, datë 02.05.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila kishte vendosur për shtetasit:

– Sokol Kraja, 19 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) “Arrest me burg”.

– E. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.

– A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, masën e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.

Gjatë ditës së sotme si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Sokol Kraja, si dhe t’ju komunikohej masa “detyrim paraqitje” dy shtetasve të tjerë të lartpërmëndur.

Keta shtetas dyshohen ti kenë vënë një gjobë nëpërmjet telefonit shtetases E. P., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dispononin disa pamje intime të saj dhe e kërcënonin se do ti publikonin këto pamje nëse ajo nuk paguante.

Në datë 25.03.2016, Seksioni për Hetimin krimeve ndaj pronës ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, materialet proceduriale për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal, në dëm të shtetases E. P., pas kallzimit të bërë prej saj.

Ne cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë dhe karta të ndryshme sim.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb