Mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës në kryeqytet janë konfliktuar me njëri-tjetrin dy djem tezesh.

Shtetasi R.L është konfliktuar për motive ende të paqarta me shtetasin A.M.

Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa shtetasi R. L., është larguar menjeherë nga vendngjarja me një automjet.

Policia është vënë në ndjekje të shtetasit R. L, me qëllimin zgjidhjen e konfliktit.

Po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb