Një automjet në ecje  ka marrë flakë këtë të mërkurë  te pallatet ‘Malajziani’. Mësohet se automjeti i cili është djegur plotësisht, drejtohej nga shtetasi E.C.

Paraprakisht dyshohej se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, te pallatet “Malajziani” ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin E. C.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb