TIRANE- Mbi 15 pallate në zonën e Yzberishtit në kryeqytet vuajnë prej mbasdites së djeshme mungesën e energjisë elektrike. Sipas banorëve të zonës ndërprerja e rrymës elektrike ka ndodhur rreth orës 19:00, dhe ende nuk ka rregullim të problemit.

Të shqetësuar, banorët e zonës së Yzberishtit thotë se për shkak të mungesës së energjisë, arsyen e së cilës nuk e dinë ende, ata po vuajnë edhe mungesën e furnizimit me ujë.

Ndërsa kërkojnë të normalizohet situata, banorët bëjmë apel për rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb