Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas,3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë per vepra te ndryshme penale.

Policia bën me dije se u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. K., 27 vjeç, B. B., 39 vjeç, E. M., 42 vjeç,  E. D., 43 vjeç,  A. Sh., 41 vjeç,  P. D., 45 vjeç,

Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “VIJIMI”, vihen në pranga 6 shtetas, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,në vijim të hetimeve dhe në funksion te procedimit penal të regjistuar muaj më parë, për veprat penale në fushën e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezulat i veprimeve të kryera, arrestuan në flagrancë shtetasit:

• M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”;

• B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm”;

• E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Si dhe u ndaluan shtetasit:

– E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef grupi Operativ OSHEE;

– A. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Shef grupi Operativ OSHEE;

– P. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef Ekipi Operativ OSHEE. Të tre të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim policor shtetasit:

– E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”;

– H.K., 65 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të veprimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur muaj më parë, si dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer kontrolle në disa banesa, dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se:

Në banesën e shtetasit E.K., dhe M.K., janë gjetur disa sende të kundraligjshme si peshore që shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike dhe municion luftarak.

Njëkohësisht në banesën e shtetasit B. B., u konstatua se po kryente një ndërtim të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të kryer në një ambient bodrum, në pjesën e pasme të ndërtesës së pallatit ku ndodheshin apartamentet e shtetasve të lartpërmendur, u konstatua nje lidhje e paligjshme energjie elektrike, e cila nëpërmjet një kabulli kalonte në drejtim të banesës ku banonin shtetasit M. K., dhe B. B.

Këta shtetas kanë bashkëpunuar në vjedhjen e energjisë elektrike me shtetasin E.K.,dhe H.K., ndërsa shtetasi E. M., ka pasur dijeni mbi vjedhjen e energjisë elektrike dhe nuk e ka kallëzuar në organet ligjzbatuese.

Nderkohë, nga hetimet rezultoi se lidhur me rastin e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë shpërdoruar detyrën punonjësit e OSHEE-së E. D., A. S., dhe P. D., me detyrë shef grupi operativ në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kerkim, dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: