(foto ilustruese)

TIRANË- Një person dyshohet të jetë mbytur sot në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e shtetasit Artan Rustemi, i cili sipas tyre dyshohet të jetë mbytur në lumen e Babrrusë.

Sipas tyre, 35-vjeçari nuk është kthyer në banesë, ndërsa dyshojnë që të jetë mbytur në lumë.

Pas denoncimit të familjarëve, polumbarët e repartit RENA kanë nisur kërkimet për trupin e 35-vjeçarit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: