TIRANË – Një granatë dore është gjetur në një kontenier nga një qytetar në zonën e Porcelanit. Menjëhërë ai ka njoftuar Policinë, e cila, sëbashku me forcat xheniere, ka marrë masat për ta shpërthyer.

Zona përreth është e banuar dhe granata përbën rrezik për njerëzit dhe shtëpitë e tyre. Gazetari Spartak Koka, që raportoi nga vendi i ngjarjes, tha se janë marrë të gjitha masat nga policia për të mos shkaktuar probleme.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb