TIRANE- Katër persona janë vënë në pranga nga sektori i Krimit të Organizuar në Tiranë, pasi akuzohen për shpërndarje droge. Të arrestuar gjatë operacionit “Start 2” janë shtetasit Lorenc Bacelli, 37 vjeç, Marius Ali, 26 vjeç, Albi Luca, 27 vjeç, dhe Rubin Përxhita, 26 vjeç.

Hetimi për kapjen e këtij grupi mësohet se ka nisur që në vitin 2015.

Grupi kriminal shpërndante kokainë, heroinë dhe kanabis, kryesisht në zonën e Tiranës së Re, në kryeqytet.

Nga hetimet ka rezultuar se Bacelli siguronte lëndën narkotike dhe ua shpërndante bashkëpunëtorëve.

Në cilësinë e provës materjale janë sekuestruar:

– 1 automjet tip Mitsubishi me targa AA 260 IN .

– 1 motor pa targa.

– 2 biçikleta.

– shuma prej 20.000 lekësh dhe 100 euro

– sasia prej 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në 27 porcione.

– sasia prej 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në 11 porcione.

– sasia prej 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva e ndarë në 15 porcione.

– fara bime cannabis sattiva , gjithsej 120 copë

– 20 karta sim të kompanive celulare të ndryshme dhe 11 aparate celulare të markave të ndryshme.

Këto shtetas në bashkpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të llojit “heroinë” “kokainë” dhe “cannabis sativa” në zonën e Unazës së Re , “Irfan Tomini”, “Fusha e Aviacionit”.

Materialet proçeduriale ju dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: