Një vajzë e mitur rreth 12 vjeçe, ka rënë pre e ngacmimeve të një personi në autobus. Personi që konsiderohet si pedofil madje e ka kërcënuar vajzën publikisht.

“Jeta Osh qejf” ka publikuar këtë video amatore ku dyshohet për një pedofil që ka gjetur vajzën vetëm në autobusin e linjës Kombinat- Kinostudio dhe e ka kërcënuar të miturën të mos lëvizë.
Video e skandalit u publikua nga “Jeta osh qejf” dhe tregon momentin kur fatorino dhe udhëtarë të tjerë ndërhyjnë në ndihmë të fëmijës.

Në video dëgjohet zëri i faturinos i cili e pyet agresorin se çfarë ka me vajzën, ndërsa i bën thirrje asaj të largohet prej tij.

Vajza ka nisur të qajë. Sipas personit që ka filmuar videon, një nga udhëtarët e ka shoqëruar fëmijën për në shtëpi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: