TIRANË-Dy automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 01:30 të së premtes në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek ish- Ekspozita Shqipëria Sot, ndërsa dy automjetet ishin të parkuara afër njëra-tjetrës.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se janë përfshirë nga flakët mjeti tip ‘Benz’ me targa AA107EO, i cili është djegur plotësisht, si dhe një mjet tjetër tip ‘Benz’ me targa TR6360K i cili është djegur si pasojë e flakëve të mjetit të parë.

Mësohet se mjeti që është djegur plotësisht është në pronësi të një efektivi policie, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Si pasojë e ngjarjes nuk ka persona të lënduar, ndërsa forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: