TIRANË

Një kabinë elektrike ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme tek zona e quajtur ‘Tregu Elektrik’. BalkanWeb mëson se ngjarja dyshohet të ketë qenë aksidentale ndërkohë që nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar nga shpërthimi.

Policia dhe zjarrfikësja shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të stabilizuar situatën. Ditën e djeshme probleme të shumta ka pasur me sistemin e energjisë elektrike në kryeqytet. Për shkak të rrëzimit të disa pemëve, shtyllave elektrike dhe telave disa zona kanë pësuar ‘black- out’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb