Një lokal është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Myslym Shyri’, rreth orës 23:25.
Mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Shërbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Po vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.