TIRANE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e njohur si rruga e ‘Barrikadave’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb” se dy persona kanë grabitur pronarin e një pike këmbimi valutor, i cili po dërgonte drejt bankës një çantë me para.

Mësohet ndër të tjera se dy grabitësit e goditën me levë shtetasin në fjalë, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që 1 prej tyre të arrestohet në flagrancë. Ndërsa tjetri është shpallur  në kërkim, i cili mësohet se ka marrë me vete edhe paratë. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre.

Policia përdori altoparlantët e makinës duke u bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për t’i hapur rrugën policisë.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb