TIRANE 

Tirana ka qenë nën vëzhgim nga Policia Rrugore edhe gjatë fundjavës, me pika kontrolli në disa vende.

Policia ka publikuar një video ku tregon se mbrëmë janë kapur disa drejtues mjetesh që kishin konsumuar alkool.

“Policia Rrugore e Tiranes vijon kontrollet pergjate fundjaves me drager e radar ne rruget urbane e interurbane.

Drejtuesi i mjetit shtetasi N.D 43 vjeç, u kap para pak minutash ne rrugen “Ali Demi” nga Policia Rrugore duke drejtuar mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.90 mg/l dhe testi i dyte 0.88 mg/l.

Kjo mase alkooli ne timon vret jeten.

Mos drejto mjetin nen efektin e alkoolit apo me keq akoma ne gjendje te dehur, mos abuzo, mos ngeglizho, mos rrisko, por perdor mjetet e transportit publik ne rast se ke konsumuar alkool,” shkruhet në njoftim.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb