TIRANE– Një 29-vjeçare nga Tirana është vënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për marrje ryshfeti. Sipas policisë së Tiranës, shtetasja Amarilda Leka ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke ua marrë ato të afërme të të burgosurve.

29-vjeçarja u merrte para atyre duke pretenduar se do të kishte ndikim tek funksionarët e drejtësisë.
Materialet në ngarkim të 29-vjeçares i kanë kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: