TIRANË

Një 50 vjecar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, duke marrë plagë të rënda. Ngjarja u shënua në rrugën ‘Faik Konica’ në kryeqytet, rreth orën 09:10 të mëngjesit.

Mësohet se 50-vjecari me inicialet R.D, është transportuar me urgjencë në drejt spitalit për t’iu dhënë ndihma mejkësore.

Sakaq grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa punimet në kantier janë pezulluar përkohësisht.

Njoftimi i policisë
“Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb