TIRANE- Aksioni për pastrimin e qytetit nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka bërë që ditën e sotme ata të zbulojnë katër qese me fishekë të fshehur brenda në një pusetë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “Brrylit” në kryeqytet.

Menjëherë punonjësit e Bashkisë kanë njoftuar uniformat blu. Bëhet fjalë për 4 qese me fishekë kallashnikovi të cilat ishin fshehur në pusetë.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb