Një 54-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i banesës. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” .

Sipas uniformave blu dyshohet se 54-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.04.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb