TIRANË- Një biznesmen libanez ka mbetur i plagosur, pasi është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se gjithcka ka nisur pas një aksidenti në afërsi të Rinasit. Ngjarja ndodhi sot në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku pas përplasjes mes mjetit tip “Mitsubishi” dhe “Wolkswagen”, pasagjerët e këtij të fundit kanë rrahur biznesmenin. Ndërkohë, dyshohet se aksidenti ka qenë i planifikuar dhe se gjithçka ishte bërë për të kërcënuar Faad Mitrin.

Burime nga policia e Tiranes bene me dije se drejtuesi i mjetit “Wolkswagen”, së bashku me pasagjerët, dyshohet se kane dhunuar Mitrin, e me pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Sakaq, policia nuk ka pohuar zyrtarisht se ky ka qenë një aksident i planifikuar.

KONFLIKTI
“Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat.
Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M.

Drejtuesi i mjetit “Wolkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve.”, citohet ne njoftimin e policise.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: