Gjatë kontrollit fizik të disa shtetasve u gjet lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë 3 shtetas të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis.

U arrestuan në flagrancë shtetasit N. P., 40 vjeç, R. I., 28 vjeç dhe E. Sh., 35 vjeç.

Shërbimet e Policisë sekuestruan lëndën e dyshuar narkotike kanabis në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit, N. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, R. I., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe E. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: